Kronika 4 September 2024, 17:42 Nga VNA

Detaje nga ngjarja tragjike në Durrës, sherri nisi pasi babai konstatoi se i biri vidhte lekë nga kasaforta

Ndaje në Whatsapp
Detaje nga ngjarja tragjike në Durrës, sherri nisi pasi babai

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali vrau babain dhe më pas e hodhi në pus.

Dyshohet se viktima Enver Balla ka pasur një kasafortë te dhoma e të birit në brendësi të së cilës kishte 75 milionë lekë të vjetëra, ndërsa çelësin  e mbante me vete.

Autori Esmerald Balla dyshohet se e ka hapur me gur fresibël duke krijuar dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para.

Në momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët.

Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen. Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar me armën e gjahut dhe më pas e ka hedhur në pus.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme