Sociale 18 June 2025, 16:03 Nga VNA

Dështimi i maturës shtetërore/ Fatmir Vejsiu flet për shkeljet e rregullores: Teza e matematikës me ushtrime të nivelit mesatar

Ndaje në Whatsapp
Dështimi i maturës shtetërore/ Fatmir Vejsiu flet për

Pas provimit të tretë të Maturës Shtetërore dhe dështimit të radhës së Ministrisë së Arsimit me administrimin e këtij procesi, ish-drejtues dhe ekspertë të arsimit po theksojnë problematikat e vërejtura edhe këtë vit.

Në A2 CNN, Fatmir Vejsiu analizoi provimin e Matematikës dhe mënyrën e hartimit të tezës. Sipas tij, hartuesit e pyetjeve nuk kanë respektuar rregulloren dhe as nivelet e vështirësisë së tezës. Testi kishte shumë pyetje të thjeshta dhe të nivelit mesatar, çka për ekspertin e Matematikës nxjerr në pah mungesën e hartuesve të specializuar për këtë proces.

Ish-drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit pranon se dalja e tezës dhe veçanërisht rifutja e saj me ushtrimet e zgjidhura tregon se procesi i administrimit është shkelur rëndë. Fatmir Vejsiu zbulon raste flagrante kur bëhet fjalë për fëmijë deputetësh apo kryetarë bashkish.

Për Fatmir Vejsiun, Matura Shtetërore është një proces i huazuar, i cili jashtë vendit tonë funksionon mjaft mirë. Sipas tij, mungesa e seriozitetit dhe angazhimit nga Ministria bën që ky proces të dështojë në shumë hallka të tij.

20 vite më parë, dalja e tezës së Konkursit të Drejtësisë shkaktoi skandal dhe anulim të menjëhershëm të konkursit. Sot, pas 20 vitesh, është bërë e zakonshme që pas nisjes së çdo provimi të Maturës Shtetërore, teza jo vetëm del në rrjetet sociale, por edhe rifutet në ambientet e provimit me ushtrime të zgjidhura.

Për ministren e Arsimit, kjo nuk përbën shkelje dhe as cenim të Maturës Shtetërore, procesi i vetëm që aplikohet në vendin tonë për hyrjen e maturantëve në shkollat e larta.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme