Kronika 5 June 2024, 14:36 Nga VNA

Burg të përjetshëm për Redjan Rrajën, nipi i ish deputetit socialist

Ndaje në Whatsapp
Burg të përjetshëm për Redjan Rrajën, nipi i ish
Gjykata e Posacme e Apelit denoi me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën nipin e ish deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili kishte rolin e ekzekutorit në atentatin tek mbikalimi i Shkozetit me një  të vrarë e dy të plagosur. Bashkëpunëtori i tij Arjon Halilaj u dënua me 35 vite burgim. Me 1 nëntor 2019 u qëllua mbi automjetin e ish prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj ku ai mbeti i plagosur bashkë me Aleksandër Laho i njohur si Rrumi ndërsa u vra shoferi Andi Maloku. Si organizator të atentatit SPAK akuzon Plarant Dervishaj.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe NertinaKosova (anëtare),  më datë 04.06.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 11 akti, datë 17.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur ngaankuesit/të pandehurit R.Rr., A.H., kundër vendimit nr. 52, datë 25.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.  

1.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.  

1.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.  

1.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës A.N., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

1.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit A.M. dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës A.L. (P.M.), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

1.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit R.Rr. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

1.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të tëpandehurit R.Rr. me burgim të përjetshëm.

1.7 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri R.Rr., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet  e 6 (gjashtë) muaj burgim.  

2.1 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.  

2.2 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'', kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i tretë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.  

2.3 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale "Vrasja e funksionarëve publikë", mbetur në tentativë, në dëm të viktimës A.N., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.

2.4 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" me pasojë vdekjen e shtetasit A.M. dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës A.L. (P.M.), kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh”, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

2.5 Deklarimin fajtor të të pandehurit A.H. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

2.6 Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të tëpandehurit A.H. me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

2.7 Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.H. do të fillojë nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar me vendimin nr.46, datë 05.05.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.8 Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri A.H., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë.

3. Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale, lidhur me provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve, bashkuar me fashikullin e gjykimit sipas urdhrit “Për bashkimin e sendeve dhe provave materiale me fashikullin gjyqësor”, datë 22.01.2021 si dhe të gjitha provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve përkatëse,gjykata disponon për lënien në ruajtje të tyre për llogari të procedimit penal të ndarë me nr.184/1, viti 2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

4. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, iu ngarkohen të pandehurve solidarisht.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi”.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Lënien në fuqi të Vendimit nr. 52, datë 25.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme