Kronika 24 March 2025, 09:18 Nga VNA

Bulqizë/ 80-vjeçari humb jetën pasi banesa e tij përfshihet nga flakët

Ndaje në Whatsapp
Bulqizë/ 80-vjeçari humb jetën pasi banesa e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Viktima, Xhevdet Cara, ndodhej i vetëm në shtëpi në momentin e zjarrit, pasi bashkëshortja e tij kishte dalë më herët, ndërsa fëmijët jetojnë jashtë shtetit.

Tymi i dendur që dilte nga dritaret është pikasur nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Ekipi i emergjencës ka ndërhyrë për të shuar flakët dhe ka arritur të nxjerrë të moshuarin nga banesa, por ai ndodhej në gjendje të rëndë.

80-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme