Kronika 22 March 2025, 21:18 Nga VNA

Aksidentet rrugore/ Ekspertët kundër gjobave: Nuk funksionojnë!

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet rrugore/ Ekspertët kundër gjobave: Nuk funksionojnë!

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, alkooli, shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara si dhe përdorimi i celularit gjatë udhëtimit janë shkaqet kryesore të aksidenteve për vitin 2024.

Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini sheh si shqetësuese tejkalimin e shpejtësisë sidomos nga moshat e reja. “Kemi një nënvlerësim, shpërfillin dukshëm rregullat e qarkullimit rrugor”, tha Qibini.

Sipas tij zgjidhje nuk janë gjobat por pezullimi i patentës dhe ulja e pikëve.

“Te kjo kategori drejtues që janë mosha të reja, dhe prindërit e tyre kanë të ardhura nuk e kanë problem përshembull që të paguajë dyfishin e masës me gjobë”, tha Qibini.

Sipas Qibinit, Kodi i Rrugor ka nevojë për një VKM ku të përcaktohen të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

“Kodi Rrugor përmban disa dispozita për përgjithshme sa i përket sjelljes së përdoruesve të rrugës. Ka ardhur koha që të bëhet një rregullore për përdoruesit e rrugës që të përcaktohen drejtë detyrat dhe të drejtat gjatë lëvizjes me mjete”, tha Qibini.

Gjatë vitit 2024 ndodhën 1,666 aksidente, me 175 të vrarë dhe 216 të plagosur rëndë./Tema

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme