Kronika 21 March 2025, 12:45 Nga VNA

SPAK heton kompaninë “One” për lidhje korruptive me Veliajn

Ndaje në Whatsapp

SPAK ka nisur hetime mbi marrëdhëniet ndërmjet kompanisë së telekomunikacionit “One Albania” dhe “Gogel shpk”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Dyshimet kryesore lidhen me favorizime dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e kontratave publike.

[caption id="attachment_37914" align="alignnone" width="300"] Screenshot[/caption]

Sipas dokumenteve hetimore, “One Albania” ka qenë klienti kryesor i “Gogel shpk”, duke i paguar kësaj të fundit rreth 551.639.924 lekë për shërbime marketingu dhe promovimi deri në qershor 2024. Në të njëjtën periudhë, “One Albania” ka fituar disa tendera nga Bashkia e Tiranës, përfshirë:

• Tenderin për “Shërbimin e infrastrukturës së dedikuar optike dhe shërbimeve data” me vlerë kontraktuese prej 68.774.075 lekë, shpallur fitues më 15 tetor 2024.

• Tenderin për “Ofrimin e shërbimeve online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë e Tiranës” me vlerë përfundimtare prej 40.383.527 lekë, nënshkruar më 1 nëntor 2024.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar gjithashtu se “Gogel shpk” ka kryer transferta financiare drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Erion Veliajt. Këto transferta përfshijnë:

• 100.000 euro për kompaninë “Partner Law” për shërbime të dyshuara si fiktive.

• 20.000 euro për qendrën “BYLA”.

• 74.000 euro për një studio në pronësi të nënës së Xoxës.

Në total, rreth 200.000 euro janë transferuar nga “Gogel shpk” drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën.

Këto zbulime kanë ngritur dyshime mbi një skemë të mundshme të trafikut të influencës dhe korrupsionit, ku fondet publike të Bashkisë së Tiranës mund të jenë përdorur për të favorizuar kompani të caktuara dhe për të ndikuar në tregun mediatik në favor të kryebashkiakut Veliaj. Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj skeme dhe për të përcaktuar shkeljet ligjore të mundshme.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme