Kronika 20 March 2025, 12:58 Nga VNA

Veliaj merret në pyetje nga SPAK, sillet nga Burgu i Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Veliaj merret në pyetje nga SPAK, sillet nga Burgu i Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai është sjellë nga Burgu i Durrësit ku ndodhet në paraburgim, për t’u përgjigjur në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Veliaj ka dhënë shpjegime në prani të dy avokatëve të tij mbrojtës, Ermir Beta dhe Artur Selmani. Marrja në pyetje është zhvilluar në cilësinë e tij si person nën hetim dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.

Ndërkohë, as avokatët dhe as vetë kryebashkiaku nuk kanë dhënë deklarata për mediat pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme