Kronika 19 March 2025, 12:38 Nga VNA

Pronari i CFO Pharmës: Një deputet më lajmëroi "ki kujdes". Pistat ku heton prokuroria për sulmin ndaj kompanisë farmaceutike

Ndaje në Whatsapp
Pronari i CFO Pharmës: Një deputet më lajmëroi "ki

Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike CFO Pharma ka pretenduar ditën e djeshme gjatë deshmisë së tij për hetuesit pas sulmit me armë ndaj biznesit të tij, se disa kohë më parë është paralajmëruar nga një deputet i Kuvendit që të kishte kujdes.

Sipas burimeve Çausholli nuk e ka bërë me dije emrin e deputetit, por ka pretenduar se sulmi vjen nga konkurrenca. Godina e CFO Pharmës u godit me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Policia po heton jo vetëm një sulm për shkaqe konkurrence, por edhe pistën e dhënies së parave me fajde nga Çausholli si dhe konflikte të tjera ku ai është perfshirë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme