Kronika 18 March 2025, 17:12 Nga VNA

Sulmi me armë ndaj CFO Pharma, Çausholli në Polici. Dyshohet për përfshirje në fajde

Ndaje në Whatsapp
Sulmi me armë ndaj CFO Pharma, Çausholli në Polici. Dyshohet

Nadir Çausholli, biznesmeni i kompanisë CFO Pharma, po jep shpjegime në Policinë e Tiranës lidhur me sulmin me armë ndaj biznesit të tij farmaceutik.

Burimet thonë se Çausholli pretendon se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Sulmi me armë ndaj kompanisë CFO Pharma ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, por policia u njoftua pothuajse gjashtë orë më vonë.

Roja i godinës ka deklaruar se dëgjoi një zhurmë që i ngjante të shtënave me armë, por nuk e kuptoi që ishte qëlluar ndaj kompanisë, pasi nuk kishte rënë asnjë copë xhami.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, konfirmoi përmes pamjeve të kamerave të sigurisë se ndaj godinës prej xhami, e cila ndodhet në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë hapur zjarr me kallashnikov, duke shkrepur më shumë se 30 plumba.

Policia po heton disa pista, përfshirë konkurrencën, përfshirjen e Çaushollit në fajde, si dhe dyshimet për një përplasje të mundshme mes biznesmenit dhe Emiljano Shullazit, një emër i njohur i botës së krimit, i cili ndodhet në burg ku po vuan një dënim për gjobëvënie, ndërsa po gjykohet për akuza të tjera, përfshirë vrasjen.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme