Kronika 17 March 2025, 16:12 Nga VNA

Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me shërbim prove ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj

Ndaje në Whatsapp
Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me shërbim prove ish-anëtarin e

 

Gjykata e Posaçme dënoi me shërbim prove ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë”.

Zenelaj u dënua me 6 muaj burg, por gjykata ia konvertoi dënimin në 1 vit shërbim prove, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale.

SPAK e akuzoi atë për pamundësi financiare në blerjen e një toke në Porto-Palermo, Himarë, si dhe për gjashtë pasuri të tjera të ndodhura në Ishull-Shëngjin, Lezhë. Më herët, gjykata kishte vendosur konfiskimin e këtyre pasurive të ish-gjyqtarit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme