Kronika 15 March 2025, 11:04 Nga VNA

Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26 qytetarë, pa përgjegjës edhe pas 17 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Gërdeci, tragjedia e korrupsionit shtetëror që vrau 26

17 vite pas tragjedisë së Gërdecit ende përgjegjësit për 26 të vrarë dhe qindra të plagosur nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve, nuk janë ndëshkuar nga drejtësia.

Në një proces vite më parë u dënua ish-drejtori i Meicos Ylli Pinari, çbiznesmeni Mihal Delijorgji e disa ish-ushtarakë.

Dënimet ishin tejet të ulëta dhe familjarët e viktimave, sidomos Zamira Durda, nëna e një fëmije të vrarë mesditën e 15 marsit 2008 ka protestuar gjithmonë dhe kërkon drejtësi.

Me kërkesë të familjes Durda SPAK ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili po vijon përballjen me drejtësinë.

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për tragjedinë e Gërdecit në drejtim të korrupsionit qeveritar të Sali Berishës, por deri më tani nuk ka rezultate dhe nëse këto rezultate nuk do të vijnë krimi shteteror i Gërdecit siç e cilësoi Gjykata e Strasburgut do të mbetet i pahetuar dhe i pandëshkuar.

Tragjedia e Gërdecit mori jetën e 26 qytetarëve dhe qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale kapës shifrën e miliona eurove. 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme