Kronika 14 March 2025, 09:37 Nga VNA

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Lezhë, policia në kërkim të autorëve

Ndaje në Whatsapp
Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një lokal në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, pranë bllokut të banimit afër lumit Drin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Lokali është në pronësi të 47-vjeçarit Ilir Markvukaj, i cili prej vitesh operon me disa biznese në qytet, përfshirë një palestër, një bar-kafe dhe një fermë me kafshë.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë mbërritën në vendin e shpërthimit dhe nisën hetimet për të identifikuar autorët dhe zbardhur rrethanat e sulmit. Për momentin, pista kryesore e hetimeve mbetet e paqartë, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme