Kronika 13 March 2025, 15:39 Nga VNA

GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg, Jorgo Goron

Ndaje në Whatsapp
GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg, Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite e 20 ditë burg Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës.

Ai u cilësua fajtor për shpërdorim detyre e fshehje pasurie. Ndërsa prona mbi të cilën ish-deputeti Artan Gaci do të ndërtonte investimin strategjik ne fshatin Gjilekë që ishte përfituar përmes falsifikimit kaloi në favor të shtetit.

Një apartament i sekuestruar që përdorej nga Goro iu kthye biznesmenit Gentian Sula. I pandehuri Vezir Gjikoka u dënua nga GJKKO me 2 vjet burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj. Jerasimo Basho u dënua ne 3 vite dhe me gjykim te shkurtuar 2 vite burgim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme