Kronika 22 March 2025, 13:44 Nga VNA

Aksidenti tragjik, 4 të rinj humbin jetën, shoferi i betonieres shpjegon ngjarjen para gjykatës

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik, 4 të rinj humbin jetën, shoferi i betonieres

“Iu shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjeve që kanë humbur të afërmit. Dua të sqaroj aksidentin me 4 viktima. Kur makina më goditi nga pas betonieren, dola dhe tentova të hap dyert, por makina shpërtheu në flakë.”

Kështu e nisi dëshminë para gjykatës Aleksandër Krrashi, i cili doli për masë sigurie dhe ndaj tij u caktua “arrest me burg”.

Shoferi i betonieres, tek e cila u përplas makina dhe humbën jetën 4 të rinj – Enejdi Laçi, Andi Laçi, Erildi Laçi dhe Enrikejd Kurti – ka shpjeguar se kërkoi ndihmën e kompanisë së tij për të sjellë një tjetër betoniere me qëllim shuarjen e zjarrit.

“Lajmërova edhe familjarët e mi dhe shkova në shtëpi, u ndërrova dhe më pas u vetëdorëzova në prani të të afërmve në komisariatin e Kamzës,” tha Krrashi.

Gjykata caktoi “arrest me burg” edhe për Valentin Krrashin, i cili ndihmoi në largimin e shoferit të betonieres nga vendngjarja. Ndaj tij rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Ndërsa Daniel Koxha u la në “detyrim paraqitjeje”.

Aksidenti në Fushë-Prezë ndodhi mesnatën e së enjtes, teksa 4 të rinjtë, dy prej të cilëve vëllezër, po ktheheshin nga Rinasi për në banesën e tyre. Automjeti i tyre u përplas me një betoniere të ndaluar anës rrugës, e cila nuk kishte as bllokazhin ndezur dhe as sinjalet e nevojshme, sikurse parashikon Kodi Rrugor

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme