Kronika 23 March 2025, 11:26 Nga VNA

Rekrutonin femra për masazhatore dhe i detyronin të prostituonin, Prokuroria akuzon dy vëllezërit për pastrim parash   

Ndaje në Whatsapp
Rekrutonin femra për masazhatore dhe i detyronin të prostituonin,

Dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi do të gjykohen nga drejtësia për akuzën e pastrimit të parave. Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj tyre.

Vëllezërit akuzohen se rekrutonin femra për për t’i punësuar si masazhatore, por më pas i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Paratë e përfituara i ndanin me njëri-tjertrin.

“Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale”, njoftoi institucioni i akuzës. Kështu me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro mbi pasuritë e tyre.

Konkretisht, ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme