Kronika 23 March 2025, 11:44 Nga VNA

Sulmi ndaj CFO Pharmës, gjurmët e makinës së autorëve "zhduken" afër Fushë Kuqes

Ndaje në Whatsapp
Sulmi ndaj CFO Pharmës, gjurmët e makinës së autorëve

Makina që u përdor në sulmin ndaj kompanisë CFO Pharma të Nadir Caushollit dyshohet të jetë shkatërruar në një bazë në zonën mes Fushë-Krujës dhe Fushë Kuqes.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas sulmit ndaj godinës së kompanisë farmaceutike autorët janë gjurmuar përmes kamerave të sigurisë që udhëtojnë drejt kësaj zone dhe një moment hyjnë në një nga kryqëzimet dhe ska shenjë prej tyre.

Policia ka ushtruar disa kontrolle me shpresën për të gjetur automjetin, por sipas hetuesve nuk ka patur rezultat. Kompania CFO Pharma u sulmua me armë pak ditë më parë, për fat të mirë pa ndonjë viktimë apo të lenduar.

Biznesmeni Nadir Causholli ka pretenduar se sulmi ka ardhur nga konkurrenca, ndërsa policia po heton dhe përfshirjen e tij në fajde.

Burimet konfirmojnë se më herët ndaj Caushollit ka patur një hetim për përfshirje në dhënien e marrjen e fajdeve.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme