Bota 3 January 2025, 10:13 Nga VNA

Britania përfshihet nga ngrica dhe dëbora, qytetarëve u kërkohet të kufizojnë lëvizjet

Ndaje në Whatsapp
Britania përfshihet nga ngrica dhe dëbora, qytetarëve u

Moti i acartë ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të kufizojnë lëvizjet për shkak të rrezikut të ngricave dhe dëborës. Met Office ka lëshuar dy paralajmërime të reja për mot të keq në verilindje të Skocisë dhe në disa pjesë të Anglisë dhe Irlandës Veriore. Paralajmërimet janë në fuqi që nga pasditja e së enjtes dhe do të zgjasin deri të premten në mëngjes.

Një paralajmërim tre-ditor për dëborë pritet të nisë nga e shtuna në mesditë deri të hënën në mëngjes, duke prekur pjesën më të madhe të Anglisë, Skocisë jugore dhe Uellsit. Bordi i kujdesit i NHS Black Country i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet në mëngjes herët ose natën vonë, kur kushtet janë më të rrezikshme për rrëshqitje dhe aksidente.

Këto paralajmërime vijnë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Mançesterin në ditën e Vitit të Ri, duke rritur më tej shqetësimet për sigurinë e qytetarëve në kushtet e vështira atmosferike. Në të gjithë vendin priten vonesa në udhëtime dhe kufizime në shërbimet publike gjatë ditëve në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme