Bota 3 January 2025, 10:06 Nga VNA

Avion i vogël rrëzohet në Kaliforni, dy të vdekur dhe 18 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Avion i vogël rrëzohet në Kaliforni, dy të vdekur dhe 18

Një avion i vogël u përplas me një ndërtesë tregtare në Kaliforni të enjten pasdite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit komunal Fullerton, rreth 40 kilometra në juglindje të Los Anxhelosit.

Përplasja, që ndodhi në një fabrikë mobiljesh, detyroi evakuimin e rreth 100 personave. Dhjetë të plagosur u shtruan në spital, ndërsa tetë të tjerë morën trajtim mjekësor në vendngjarje. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse viktimat ishin pasagjerë të avionit apo punëtorë të fabrikës.

Kongresmeni Lou Correa tha se incidenti është një tjetër goditje për zonën e Orange County, e cila ka parë ngjarje të ngjashme. Në nëntor, një tjetër avion u përplas me një pemë afër vendit të aksidentit të fundit. Shkaku i përplasjes së djeshme mbetet ende i panjohur, ndërsa hetimet vazhdojnë./BBC

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme