Politika 21 May 2026, 20:40 Nga VNA

Braçe del kundër paktit PS-PD për Kuvendin: po i hiqet deputetit e drejta për të kontrolluar pushtetin

Ndaje në Whatsapp
Braçe del kundër paktit PS-PD për Kuvendin: po i hiqet

Për herë të dytë brenda një jave, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë gjetur dakordësi, këtë herë për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të imponuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe afatet për miratimin e saj.

Por marrëveshja mes dy forcave kryesore politike ka sjellë edhe zërat e parë kundër brenda vetë PS-së. Deputeti Erion Braçe deklaroi në “Real Story” se do të votonte kundër rregullores së re, pasi sipas tij ajo zbeh rolin kontrollues të deputetit dhe përqendron kompetenca që Kushtetuta ia njeh çdo deputeti në duart e një komisioni të vetëm.

Braçe kritikoi veçanërisht kufizimet për marrjen e informacionit nga institucionet, duke thënë se rregullorja i jep administratës deri në 15 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave të deputetëve, edhe në raste kur përgjigjja mund të jepet menjëherë.

“Përqendrimi i instrumentit të kontrollit parlamentar në një komision nuk është gjë e mirë. Do votoja kundër kësaj rregulloreje”, deklaroi Braçe, duke dalë hapur kundër dakordësisë së arritur mes PS dhe PD.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme