Politika 21 May 2026, 18:07 Nga VNA

Raporti final i IBAR: BE kërkon mbrojtje reale për SPAK-un dhe fundin e presioneve politike ndaj drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
Raporti final i IBAR: BE kërkon mbrojtje reale për SPAK-un dhe fundin

Raporti final i IBAR, i miratuar tashmë në nivelin e COELA-s dhe që pritet t’u kalojë nesër ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për shqyrtim dhe vendimmarrje të mëtejshme, përmban disa nga vlerësimet dhe paralajmërimet më të forta të BE-së për drejtësinë shqiptare dhe SPAK-un.  

Në dokument, Bashkimi Europian pranon progresin e bërë nga reforma në drejtësi dhe rezultatet e SPAK-ut në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, por thekson se ndërhyrjet politike ndaj institucioneve të drejtësisë mbeten një problem serioz.  

BE shprehet hapur se ka “tentativa në rritje dhe shqetësuese” nga politikanë dhe zyrtarë të lartë për të ushtruar ndikim mbi institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un, si dhe sulme publike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.  

Sipas raportit, qeveria dhe Kuvendi duhet të respektojnë plotësisht pavarësinë e drejtësisë dhe të zbatojnë pa vonesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Dokumenti kërkon gjithashtu që çdo vendim për imunitetin e zyrtarëve të udhëhiqet nga standardet europiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.  

Në pjesën për luftën kundër korrupsionit, raporti vlerëson rezultatet e SPAK-ut dhe gjykatave të posaçme, sidomos në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë. Por njëkohësisht nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në administratë, prokurime publike, PPP, kadastër, shëndetësi dhe tatime.  

BE kërkon forcim të mëtejshëm të SPAK-ut, më shumë hetime financiare, më shumë konfiskime pasurish dhe rritje të referimeve drejt SPAK-ut nga policia dhe institucionet e tjera shtetërore.  

Raporti ndalet edhe tek deklaratat publike të politikanëve ndaj hetimeve të SPAK-ut, duke theksuar se drejtësia duhet të veprojë “pa ndërhyrje”, me profesionalizëm dhe respekt për të drejtat e mbrojtjes.  

Në kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për mbylljen e Kapitullit 23, BE kërkon ndërtimin e një sistemi drejtësie që garanton rezistencë ndaj ndërhyrjeve politike, emërime me meritë dhe një histori të qëndrueshme hetimesh, dënimesh dhe konfiskimesh në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme