Politika 30 June 2026, 09:18 Nga VNA

Blendi Gonxhja paralajmëron protestuesit: “Do të shihni shumë shpejt kush e drejton këtë protestë”

Ndaje në Whatsapp
Blendi Gonxhja paralajmëron protestuesit: “Do të shihni

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka lëshuar deklarata të forta ndaj protestës qytetare, duke paralajmëruar se brenda pak ditësh, sipas tij, do të bëhet e qartë se kush qëndron pas organizimit të saj dhe nga drejtohet. I ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Gonxhja u shpreh se ata që mendojnë se mund të sjellin një “revolucion francez me gijotinë në bulevard” e kanë gabim dhe se, sipas tij, do të marrin “përgjigjen e duhur”.

Ministri deklaroi se në ditët në vijim do të dalin në dritë, sipas tij, prapaskenat e protestës. “Keni për të parë mrekullira për pak ditë, do të shihni se nga ku pilotohet kjo dhe nga vijnë këto”, u shpreh ai.

Gonxhja komentoi edhe sloganin “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke e cilësuar atë një strategji politike të qëllimshme. Sipas tij, vendosja e emrave të Edi Ramës dhe Sali Berishës në të njëjtin slogan është “strategjia më antishqiptare” dhe nuk qëndron. Ai shtoi se ka marrë mesazhe nga artistë që, sipas tij, distancohen nga kjo thirrje dhe theksojnë se nuk e shohin të drejtë barazimin mes dy figurave politike. Ministri shtoi gjithashtu se artistët, sipas mesazheve që ka marrë, gëzojnë mbështetje nga shteti dhe po kalojnë një nga periudhat më të mira të aktivitetit të tyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme