Politika 29 June 2026, 20:38 Nga VNA

“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” – Protestuesit drejt krijimit të Kuvendit Qytetar me 500-600 anëtarë

Ndaje në Whatsapp
“Asnjë deputet nuk na përfaqëson” –

Protestuesit që prej javësh mblidhen para Kryeministrisë po hedhin hapat për krijimin e një Kuvendi Qytetar, një strukturë që, sipas tyre, do të përfaqësojë zërin e qytetarëve, pasi besojnë se asnjë nga deputetët e Kuvendit nuk i përfaqëson më.

Në një lidhje live për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, aktivisti Ilir Xhemalaj bëri të ditur se Kuvendi do të përbëhet nga rreth 500-600 anëtarë, të përzgjedhur nga grupimet dhe rrymat që janë bërë pjesë e protestës.

Sipas tij, bëhet fjalë për një Kuvend apolitik, i cili nuk synon të krijojë një forcë politike, por të shërbejë si forum qytetar për hartimin e ideve dhe platformës së asaj që protestuesit e quajnë “Shqipëria e Re”.

Xhemalaj theksoi se kriteret kryesore për anëtarësim janë që pjesëmarrësit të mos kenë mbajtur poste të larta në qeveri apo opozitë dhe të mos jenë të përlyer me korrupsion apo tendera.

Ai nënvizoi gjithashtu se Kuvendi aktual nuk i përfaqëson protestuesit, duke e cilësuar të delegjitimuar, ndërsa shtoi se në nismë nuk do të përfshihen as deputetët e partive të reja, pasi synimi është krijimi i një përfaqësimi tërësisht qytetar, jashtë politikës tradicionale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme