Bota 11 October 2024, 21:18 Nga VNA

Biden: I kam kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB

Ndaje në Whatsapp
Biden: I kam kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ndaj

Pas vrasjes së ekipit të OKB, presidenti i SHBA Joe Biden i ka kërkuar Izraelit të mos synojë paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara në Liban, ku po lufton grupin Hezbollah.

Gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë për pasojat e uraganit Milton, gazetarët e kanë pyetur presidentin nëse i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së, ai e ka konfirmuar duke thënë absolutisht.

Pyetjes së gazetarëve: A po i kërkoni Izraelit të ndalojë sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së?

Joe Biden: Sigurisht, absolutisht.

Ditën e sotme dy paqeruajtës të Sri Lankës u plagosën nga një sulm izraelit pranë postës së tyre të vëzhgimit në Libanin jugor.

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme