Politika 26 May 2026, 14:16 Nga VNA

Berisha sulmon Ramën për dekorimin e Bardhyl Agasit: Mesazh mafioz për drejtësinë

Ndaje në Whatsapp

hgghn.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj dekorimit të Bardhyl Agasit nga kryeministri Edi Rama në Durrës, duke e cilësuar aktin si një “fyerje” për qytetarët dhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë.

Në reagimin e tij, Berisha deklaron se Rama “dekoroi me pompë dhe salltanet” babanë e Ergys Agasit, të cilin ai e akuzon si figurë të lidhur me grupe kriminale dhe afera korruptive.

Sipas Berishës, dekorimi i Bardhyl Agasit nuk është një vlerësim qytetar, por një formë legjitimimi publik të njerëzve që, sipas tij, janë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin shtetëror.

Ai pretendon se përmes këtij akti, Rama po dërgon një sinjal ndaj prokurorisë që të mos hetojë pasuritë dhe lidhjet e familjes Agasi.

“Kjo dekoratë u thotë qytetarëve se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz”, shkruan Berisha, duke e cilësuar dekorimin si “poshtërim për qytetarët e Durrësit dhe për çdo socialist të ndershëm”.

Berisha shton më tej se Rama e ka ndërmarrë këtë akt sepse, sipas tij, “është peng i krimeve dhe dosjeve” që pretendon se disponohen nga Ergys Agasi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme