Politika 1 November 2024, 09:39 Nga VNA

Berisha përplaset me analistin për efektivitetin e protestave: “Nuk rrëzohet Rama me 3 orë”

Ndaje në Whatsapp
Berisha përplaset me analistin për efektivitetin e protestave:

Në emisionin “Top Story” në Top Channel, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pati një përplasje me analistin Arjan Sulo lidhur me strategjinë e protestave dhe efektivitetin e tyre për të larguar kryeministrin Edi Rama.

Gjatë diskutimit, Sulo e sfidoi Berishën mbi kontradiktat e qëndrimeve të tij, duke pyetur nëse do të merrnin pjesë në zgjedhje nëse Rama mbetet kryeministër deri në maj 2025, dhe nëse pritet një ndryshim qëndrimi nga SHBA në favor të Partisë Demokratike. Përgjigjja e Berishës ishte e qartë: “Mosbindje civile deri në rrëzimin e diktaturës, ka 77 forma.”

Kur Sulo e kritikoi format e protestës, duke thënë se “Nuk rrëzohet Rama me 3 orë tek rrethrrotullimi i Shqiponjës,” Berisha iu përgjigj me një paralajmërim për protesta më të gjata, duke deklaruar se janë të gatshëm të qëndrojnë “3 ditë, 3 javë.”

Në fund të debatit, Berisha u shpreh se pjesëmarrja në protestat e fundit ka qenë e madhe dhe e rëndësishme. Duke cituar një histori të Perandorit Adrian, ai tha se rrëzimi i një “diktature” kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe të përsëritura, duke lënë të kuptohet se lëvizja e tyre është vetëm në fillimet e saj.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme