Politika 25 September 2024, 09:14 Nga VNA

Berisha nuk shkon në SPAK, njofton konferencë për mediat

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk shkon në SPAK, njofton konferencë për mediat

Në të njëjtën orë që ishte thirrur në SPAK për të firmosur përfundimin e hetimeve për cështjen e ish-kompleksit sportiv Partizani, Sali Berisha ka njoftuar konferencë për mediat për të folur sërish rreth akuzës që prokuroria ka ngritur ndaj tij.

Pritet që të jenë vetëm avokatët që do të hedhin firmën mbi fashikujt voluminoz të dosjes hetimore që pritet ti kalojë gjykatës për shqyrtim në seancë paraprake. SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe e ka marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim me dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi. Mbi këtë të fundit janë ngritur akuzat e korrupsionit e pastrimit të parave. të pandehur janë edhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme