Politika 24 September 2024, 18:00 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit të çështjes së Berishës

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja do të shqyrtojë më 19 nëntor çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër masës së parë që gjykata e posaçme caktoi ndaj tij, atë të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit.

Berisha nuk e zbatoi masën duke pretenduar se është antikushtetuese, sepse sipas tij, SPAK shkeli ligjin kur kërkoi masë për të pa marrë më parë leje në Kuvend. Ky vendim është shumë i rëndësishëm pasi shërben si precedent edhe për raste të tjera të ngjashme. Ish-kryeministri është marrë tashmë i pandehur për korrupsion.

Nërsa çështja e Malltezit është caktuar të shqyrtohet më datë 5 dhjetor 2024. Ai kërkon shfuqizimin e masave, duke i konsideruar të papajtueshme me Kushtetutën.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme