Politika 12 October 2024, 13:40 Nga VNA

Berisha komenton partinë e re të deputetëve të PD: Tao-Tao partitë janë biza antiopozitë të Ramës

Ndaje në Whatsapp
Berisha komenton partinë e re të deputetëve të PD: Tao-Tao

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar krijimi e partisë “Djathtas” nga grupi i deputetëve të dalë nga PD. Bersha i ka quajtur biza antiopozitë të Ramës dhe nëse mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë janë talebanët e politikës

Kreu i PD-së, theksoi se është i gatshëm të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira.

“Për Tao-Tao partitë siç është kjo e fundit e kupton vetë qëndrim e Berishës. Për bizat antiopozitë të Edi Ramës është i njëjti qëndrim. PD është e gatshme të bashkohet me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Ramës, krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira.

Ata të cilët mendojnë se duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë jashtë vullnetit të zgjedhësve shqiptarë janë talebanët e politikës, janë vegla të Ramës, dhe mund t’u vendosësh shumë epitete. As Berisha dhe as një njeri tjetër nuk përcakton përveç shqiptarëve atë që ata duan në drejtim” – u shpreh Berisha.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme