Politika 6 June 2026, 13:31 Nga VNA

Berisha: Demokratët të mos intimidohen nga thirrjet e marksistëve, do të marrin pjesë në çdo protestë të drejtë qytetare

Ndaje në Whatsapp

nghnhhngghn.PNG

Kryetari i PD, Sali Berisha, është shprehur se demokratët nuk duhet të intimidohen nga thirrjet kundër pranisë së PD-së në protestat qytetare. Gjatë komunikimit të tij të përjavshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se anëtarët dhe mbështetësit e PD do të vijojnë të marrin pjesë në çdo protestë që, sipas tij, konsiderohet e drejtë.

"Aty në qoftë se korpusi është një korpus në kuptimin absolut patriotik dhe po lufton për demokraci, gjethe dhe opozitë e opozitës, të atyre që përpiqen të nxjerrin gështenjat në duart e të tjerëve, që janë të damkosur si marksist-leninist të njohur dhe përpiqen të manipulojnë një protestë të tërë, këtej bërtasin që s'duhet të jetë politike, atëherë këto janë plotësisht të pa vlerë dhe ne nuk duhet absolutisht të intimidohemi. Përkundrazi, demokratët kanë marrë, do marrin pjesë në çdo protestë të drejtë në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë pa asnjë lloj kompleksi", tha Berisha.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se u ka kërkuar deputetëve dhe drejtuesve kryesorë të partisë të tregojnë kujdes në raport me protestat e organizuara nga qytetarët, në mënyrë që ato të mos bëhen lajm se po tentohet të kontrollohet nga PD.

"U kam kërkuar deputetëve dhe drejtuesve kryesorë të partisë, të PD-së, në respekt të deklarimit të protestës si një protestë qytetare, që të mos shkojnë aty për të dhënë lajme se protesta po tentohet të akaparohet. Forca politike e mbështet kudo në Tiranë dhe në rrethe, demokratët kanë qenë të pranishëm dhe do jenë të pranishëm si qytetarë", u shpreh Berisha.

Ai bëri të ditur se PD kishte shqyrtuar mundësinë e thirrjes së një proteste kombëtare, por kishte vendosur të mos e ndërmerrte këtë hap për shkak të protestave të përditshme qytetare.

"E vërteta është që ne kemi pasur në projekt të thërrasim protestën kombëtare. Por nuk e kemi bërë për shkakun e vetëm të protestës së përditshme të qytetarëve. Në respekt të tyre i kemi dhënë përparësi. Ndërkohë, demokratët, të gjithë ata që kanë dashur të protestojnë, kanë shkuar dhe kanë protestuar. Ky është qëndrimi ynë. E kemi respektuar se e kanë thirrur të tjerë dhe kanë meritën e tyre. E kam quajtur jo të arsyeshme të rivalizojmë një protestë", tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha gjithashtu tha se në Zvërncë pronarë janë bërë edhe biznesmeni Ergys Agasi që është shpallur në kërkim për aferat e AKSHI-t si dhe ish-sekretari i Këshillit të Ministrave për 13 vite në qeverinë e Ramës, Engjëll Agaçi. Sipas tij, ata janë bërë pronarë për interes të kryeministrit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme