Bota 9 January 2025, 23:41 Nga VNA

Bëhen bashkë të gjithë presidentët amerikanë të gjallë

Ndaje në Whatsapp

U mbajt në Uashington këtë të enjte ceremonia mortore e Jimmy Carter, presidentit të 39-të të SHBA-së, i cili u nda nga jeta në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor. Funerali u drejtua nga presidenti i SHBA-së në detyrë, Joe Biden, ndërsa të pranishëm ishin edhe ish-presidentët amerikanë Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton, si dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump.

Të gjithë kishin edhe bashkëshortet e tyre, përveç Obamës. Nuk mungoi as zv.Presidentja Kamala Harris që humbi në zgjedhjet e fundit presidenciale përballë Trump. I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres si dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Dhjetëra mijëra amerikanë kanë nderuar ditët e fundit ish-presidentin, i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002 për punën e tij humanitare.

Në fjalën e tij, Joe Biden iu referua kohës kur si senator mbështeti kandidaturën e Carter për presidencën, ndërsa vlerësoi vazhdimisht “karakterin” e ish-presidentit. Ai tha se përveç ndikimit të tij si president, Jimmy Carter “krijoi gjithashtu një model (sjelljeje) pas përfundimit të mandatit të tij”.

“Ta bëjmë të vlefshëm çdo minutë të kohës sonë në tokë është përkufizimi i një jete të mirë”, – tha presidenti amerikan, duke i inkurajuar njerëzit të studiojnë fuqinë e shembullit të Carter. Pas ceremonisë në Katedralen e Uashingtonit, trupi i Carter u kthye në Georgia, ku do të bëhet një varrim privat.

Jason Carter, një nga nipërit e të ndjerit foli për anën njerëzore të ish-presidentit. Siç vuri ai në dukje, gjyshi i tij kaloi 92 vjet të jetës së tij jashtë funksioneve publike, në Plains, Georgia. Ai përmendi dashurinë e Jimmy Carter për gruan e tij, si dhe rëndësinë që ai u jepte vlerave njerëzore.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme