Kronika 26 November 2024, 15:43 Nga VNA

Arrestohet Mario Çela,  vëllai i Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet Mario Çela,  vëllai i Suel Çelës

Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe vende të Bashkimit Europian. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Policisë së Shtetit. Mario Çela dyshohet për vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme