Kronika 26 November 2024, 13:49 Nga VNA

Zbardhet atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, porosinë e dha Suel Çela

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas, porosinë e dha Suel

SPAK zbardh atentatin me snajper në qershor ndaj Ardian Capjas.

Dyshohet se atentati u porosit nga Suel Cela ndërsa mbi Capjan ka qëlluar Prekë Kodra.

Ardian Capja I dyshuar si kreu i një grupi kriminal ishte në përplasje me grupin e Suel Celës. Ky i fundit ka tentuar edhe ekzekutimin e Bledar Muces në Elbasan. Më vonë Muca u vra në Belgjikë.

Prek Kodra ëhstë shpallur në herët në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes. Emri i tij është ekspozuar më herët si një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në një email të hakeruar nga ish-kryepolici Gledis Nano rezulton se ai po bënte plan të vriste kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme