Politika 20 September 2024, 11:24 Nga VNA

Arlind Qori: Nuk ka koalicion me partitë e tjera, situata është qesharake dhe katastrofike

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori: Nuk ka koalicion me partitë e tjera, situata është

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se nuk planifikon të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër, përfshirë ato të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

“Parti të reja krijohen çdo dy javë. Këto janë parti që dalin nga të tjerat, dhe më pas kërkojnë bashkëpunim për koalicion me të gjithë, për t’i sharë të gjithë pas dy javësh. Situata është qesharake, katastrofike,” tha Qori.

Ai theksoi se “Lëvizja Bashkë” ka disa kritere të qarta, që e pengojnë të bashkëpunojë me ato parti që kanë qeverisur më parë Shqipërinë ose janë krijuar nga individë që kanë dalë prej tyre. Në lidhje me partitë si “Nisma Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”, Qori shprehu skepticizëm, duke thënë se është kundër bashkëpunimit me ata që kërkojnë të afrohen si me të, ashtu edhe me figura si Lulzim Basha apo Enkelejd Alibeaj.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme