Politika 28 February 2025, 09:30 Nga VNA

Ahmetaj : Rama më la pa bukë/ Nuk kam lidhje me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit

Ndaje në Whatsapp
Ahmetaj : Rama më la pa bukë/ Nuk kam lidhje me inceneratorin e Fierit

Arben Ahmetaj është ankuar mbrëmë se ka mbetur pa bukë dhe pa lekë. Në një ndërhyrje në TV Syri, ai debatoi me gazetarin Baton Haxhiu, duke e akuzuar këtë të fundit se nuk mund të jetojë pa Ramën. Ndërsa për veten, Ahmetaj tha se nuk është pjesë e skemës së inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Pjesë nga debati

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qenë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët.

Haxhiu: Mos gënje, se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem, mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje, se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershorit 2023. E dyta, gjërat ndodhën në mënyrë simbolike, dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar. I dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës, se donte të më bënte simbolikë—iku Meta, iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme