Kronika 3 February 2025, 12:55 Nga VNA

35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias

Ndaje në Whatsapp
35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes

SPAK kërkoi dënimin me 35 vite burg për e Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias. Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij. SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal. Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë. Më herët gjykata ka dënuar si ekzekutor Ernejt Shytin dhe të pandehur të tjerë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme