Sociale 18 August 2026, 14:25 Nga VNA

Zjarri në hotel në Vlorë, 25-vjeçarja me 85% djegie niset drejt Turqisë për trajtim të specializuar

Ndaje në Whatsapp

Një 25-vjeçare me inicialet A. D., e cila pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit si pasojë e një zjarri të rënë në hotelin ku po pushonte, është nisur drejt Turqisë për të marrë kujdes mjekësor të specializuar.

Pas stabilizimit dhe kujdesit intensiv pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT), janë përmbyllur të gjitha procedurat mjekësore dhe administrative për transportin e saj, njofton ministria e shëndetësisë.

Transferimi u realizua në bashkëpunim të ngushtë mes QSUT-së, Ambasadës së Turqisë dhe autoriteteve shëndetësore turke.

Të gjitha kostot e trajtimit mjekësor në spitalin turk do të mbulohen plotësisht nga shteti shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thuhet në njoftim. 

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme