Rajoni 20 May 2024, 20:56 Nga VNA

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve

Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare mbështetje për një mocion për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës javën e ardhshme, si rrugë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini që të vetëm si grup parlamentar nuk e kemi atë fuqi në Kuvendin e Kosovës, e kemi thënë në vazhdimësi gjitha dëmet dhe pasojat që po i vuajmë sot si qytetarë të këtij vendi dhe si shtet për shkak të qeverisjes jashtëzakonisht të dobët dhe degraduese dhe është mirë që së bashku këtë dakordim apo këtë gjuhë të përbashkët që kemi pasur si opozitë ta finalizojmë me një seancë e cila do të mbahej javën e ardhshme”, tha shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Mocioni mund të ngritet me nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa duhen 80 vota në parlamentin 120 vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Partia Demokratike tha se shpërndarja e parlamentit para datës 30 maj do të mundësonte që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik.

Nisma e Partisë Demokratike pasoi një takim javën e kaluar ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas atij takimi se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.

Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet Mimoza Kusari Lila tha sot se subjekti i saj është i gatshëm të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.

“Megjithatë nuk mund ta bëjmë këtë vetëm me një grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj, në fund të fundit opozita është ajo që kërkon zgjedhje ose ndryshim të qeverisjes ndërsa konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të plotë dhe të rregullt”, tha Kusari Lila.

Mandati i qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e parlamentit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha sot se shpërndarja e parlamentit në këtë fazë nënkupton një rrugëdalje për qeverinë e Albin Kurti.

“Njëfarë forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e qeverisë. Pra shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet dhe me një deklaratë apo me gojë që do të tërhiqet por jo në asnjë situatë që Kuvendi i Kosovës të marrë një përgjegjësi që nuk i takon”, tha shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Por, dorëheqja, thonë vëzhguesit, nuk nënkupton me automatizëm zgjedhje të reja sepse pa një marrëveshje paraprake presidentja e vendit do të detyrohej t’i jepte një mundësi të re partisë në pushtet për formimin e një qeverie të re.

Sidoqoftë, zgjedhjet e reja tashmë janë bërë pjesë e diskutimeve dhe shumë analistë të pavarur pohojnë se ato do të mbahen në fillim të verës apo në vjeshtë, por para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Partia Demokratike tha të hënën se dështimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me aleatët perëndimorë janë një argument shtesë për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Kosova nuk u vu javën e kaluar në rend të ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./VOA

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme