Kronika 29 July 2025, 14:56 Nga VNA

Zbardhen bisedat në Sky ECC: Si trafikoheshin drogë nga Amerika Latine drejt Europës nga grupi i Dervishajt

Ndaje në Whatsapp
Zbardhen bisedat në Sky ECC: Si trafikoheshin drogë nga Amerika Latine
Erion Alibej, Plaurent Dervishaj, Ermir Ndreaj

Zbardhen bisedat në Sky ECC mes të dyshuarve si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së apo Britanisë së Madhe. Shtatë personat e dyshuar janë Plarent Dervishaj, i cili po gjykohet në GJKKO për krime të rënda, Erion Alibej, që po ashtu është në gjykim për vrasje e atentate mafioze, ndërsa u arrestuan së fundmi, Ermir Ndreaj, pronari i Cinco dhe kompanive të tjera të njohura, dy vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosman, ndërsa u shpallën në kërkim Ilir Lloshi (një tjetër Ilir Lloshi u arrestua gabimisht, pasi përkonte emri dhe mbiemri, por u lirua) dhe Devid Patrut.

Në bisedat e zbardhura në dosje, flitet për mënyrën sesi organizohej trafiku i kokainës dhe sesi kamuflohej kokaina. Pjesë nga dosja Në komunikimet e zhvilluara mes të hetuarit Plarent Dervishaj dhe bashkëpunëtorëve të tij të paidentifikuar, gjatë periudhës kohore ndërmjet datës 5.3.2020–16.6.2020, evidentohen një sërë mesazhesh mes tyre që e identifikojnë Dervishajn si drejtues të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Plarent Dervishaj, siç rezulton nga mesazhet e shkëmbyera, ka komunikuar në lidhje me aktivitetin e tij kriminal, ku përmend destinacione të ndryshme si Santa Marta, Kolumbi, për Anvers, Belgjikë, për masën e lëndës narkotike të kapur nga autoritetet doganore në Spanjë, si edhe për bashkëpunëtorët e tij që operojnë në këtë aktivitet. Në komunikimin e datës 30.4.2020, i hetuari Dervishaj i konfirmon bashkëbiseduesit dërgimin e një sasie prej 811 copësh si pjesë e dërgesës së parë për llogari të tij. Në komunikimet e datës 5.3.2020, rezulton se Dervishaj, përmes platformës së enkriptuar Sky ECC me kod “DS6DG6” (identifikuar i hetuari Artur Hoxhosmani), në komunikimin e datës 7.3.2020, i konfirmon bashkëbiseduesit datën e nisjes së ngarkesës, si gjithashtu një sasi prej 300 pakosh me lëndë narkotike.

Gjatë komunikimit të datës 9.3.2020, ai flet për humbjen e një sasie të konsiderueshme narkotikësh, të cilët i përkasin datës 10.3.2020, dhe dërgon bashkëbiseduesit disa foto, duke i thënë:

“Juli” (i paidentifikuar) që është me këta që janë problem”.

Në komunikimin e datës 30.4.2020, i hetuari Plarent Dervishaj i konfirmon bashkëbiseduesit lidhjen narkotike prej 811 copësh që kishte sekuestruar policia para dy ditësh pas kapjes së dërgesës së tij, do të ishte i mirësjellë për këtë sekuestrim, pasi janë bërë gjithë mundimet nga grupi i tij i strukturuar kriminal për të rimarrë sasinë e lëndës narkotike, siç i kishte informuar lidhur me arrestimin nga policia si dhe shokët e tij të komunikimit, duke e njoftuar bashkëbiseduesin për origjinën e lëndës narkotike (Ekuadorin), ashtu dhe për mënyrën e transportimit të saj (me paleta druri).

2020-03-05 15:36:50 PKLQG6: Nga Santanare bëhet gjë?

2020-03-05 15:37:16 PKLQG6: Për në Anvers?

2020-03-05 15:37:21 PKLQG6: Me çanta.

2020-03-05 15:37:38 PKLQG6: 188

2020-03-05 15:38:04 PKLQG6: Po

2020-03-05 15:38:13 PKLQG6: Është super i fortë ky, vlla

2020-03-05 15:39:02 PKLQG6: Po që je, ja merr mendja ta jap kontaktin që të sqaroheni më mirë

2020-03-05 15:40:56 PKLQG6: Ok, ja se ta çoj tani.

2020-03-05 15:41:02 PKLQG6: Me punëtor dhe siguri

2020-03-05 15:42:01 PKLQG6: Vlla, këtu rri pa merak.

2020-03-05 15:43:04 PKLQG6: Janë shumë të saktë

2020-03-05 15:42:41 PKLQG6: Këto janë seriozë me punë, e s’dua t’i humb.

2020-03-05 15:43:45 PKLQG6: Këtu garantoj unë

2020-03-05 15:43:50 PKLQG6: Ok 2020-03-05 15:45:12 PKLQG6: Ia nis tani kontaktin

2020-03-05 15:47:48 PKLQG6: Dëgjo

2020-03-05 15:48:05 PKLQG6: Para dy javësh bëri dalje 300 copë

2020-03-05 15:48:45 PKLQG6: Nesër çoj Julin ta takojë

2020-03-30 16:20:16 PKLQG6: Si ku që merret puna, me hap i non ku dy ditë

2020-04-30 18:24:40 PKLQG6: 811 copë

2020-04-30 18:24:56 PKLQG6: U bënë 6 rrugë rresht që nuk ecin

2020-04-30 18:25:12 PKLQG6: Është më keq, s’po e marr vesh

2020-04-30 18:26:00 PKLQG6: Ekuador

2020-04-30 18:26:56 PKLQG6: Me paleta druri

2020-04-30 19:02:12 PKLQG6: Po u kapën 4 ton dy ditë para, i futën gjithë anijet në skaner

2020-04-30 17:31:21 PKLQG6: Po çdo gjë ishte ok, po fat leshi

2020-04-30 21:27:30 PKLQG6: M’u kap ajo që të thashë në Belgjikë, 811

2020-04-30 21:27:56 PKLQG6: Ka më shumë se një muaj, vlla, e kisha firmë më firmë

2020-04-30 21:28:10 PKLQG6: Me palet druri

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme