Kronika 29 July 2025, 14:13 Nga VNA

Publikohet fotoja, Elidon Skëndaj, anëtar i grupit që trafikoi 6 ton kokainë

Ndaje në Whatsapp
Publikohet fotoja, Elidon Skëndaj, anëtar i grupit që trafikoi 6

 

Ky është Elidon Skëndaj, i njohur dhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj . Anëtari i grupit kriminal që dyshohet se trafikoi 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. Ai dyshohet se fshihet në Dubai.

Me urdhër të SPAK janë arrestuar edhe Ermir Ndreaj pronari i Cinco, vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Ilir Lloshi është shpallur në kërkim. Policia arrestoi një tjetër Ilir Lloshi që rezultoi se ishte prangosur gabimisht, ndaj GJKKO e liroi.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme