Rajoni 24 Dhjetor 2024, 23:27 Nga VNA

Vjosa Osmani: Lista Serbe, e angazhuar në akte terroriste

Ndaje në Whatsapp
Vjosa Osmani: Lista Serbe, e angazhuar në akte terroriste

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vlerëson se Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues, ka thënë kabineti i Presidencës në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për këtë vendim dhe kanë bërë thirrje që procesi i certifikimit të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike.

Sipas kabinetit të saj, Osmani beson se KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, është cituar të ketë thënë Osmani.

Lista Serbe është ankuar për këtë vendim në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa dhe vendimi pritet të bëhet publik brenda 48 orëve.

Sipas kryetarit të kësaj partie – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – Zllatan Ellek, vendimi për moscertifkim është absurd, antiserb dhe jodemokratik dhe është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës është pyetur për të komentuar deklaratën e Osmanit dhe mundësitë për shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste, por ai ka rikujtuar se autoritetet e Kosovës kanë shpallur terroriste grupet si Brigada Veriore dhe Mbrojtja Civile dhe që Lista Serbe është e ndryshme nga karakteri, andaj nuk janë vendosur në të njëjtën kategori.

“Megjithatë, u përket organeve të ndjekjes dhe sigurisë, sidomos Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave, që të zbardhin shumë më tepër, dhe me shpejtësi të shtuar të sjellin drejtësi edhe mbi lidhjet e mundshme mes Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut në njërën anë, dhe Listës Serbe në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Petar Petkoviq, kryetar i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se deklarata “e turpshme” e presidentes Osmani vetëm konfirmon që vendimi i KQZ-së ka qenë politik dhe është marrë nën urdhrat e Kurtit.

“Vjosa dhe Kurti as nuk ia dinë për demokraci dhe as për sundim të ligjit. Me këtë qasje, Prishtina tregon se Lista Serbe dhe uniteti i serbëve është halë në sy për ta. Për këtë arsye duhet të fitojë Lista Serbe!”, ka thënë Petkoviq përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.

Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

 

Video

Zjarri shpërthyeu në të gjithë Tel Avivin pasi raketat iraniane goditën Izraelin qendror. Autoritetet thanë se një nga raketat mund të ketë pasur një kokë rakete thërrmuese, duke shpërndarë bomba dhe duke shkaktuar shpërthime të shumta.

Një video e verifikuar nga The New York Times sugjeron se një raketë amerikane Tomahawk mund të ketë goditur zonën pranë një shkolle fillore në Minab të Iranit, ku sipas raportimeve u vranë 175 persona, shumë prej tyre fëmijë. Presidenti Donald Trump e mohoi përgjegjësinë, duke deklaruar se sipas tij sulmi mund të jetë kryer nga vetë Irani. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se po heton incidentin. https://www.vna.al/bota/video-e-re-ngre-dyshime-nje-rakete-amerikane-mund-te-kete-goditur-shkollen--i20946

Elman Abule mbërrin në SPAk. Erion Veliaj do të ulet sot për herë të parë në kafazin prej xhami të Gjykatës së Posaçme për të nisur përballjen zyrtare me drejtësinë. Njëherazi me të, do të ulen në bankën e të akuzuarve bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, familjarë e bashkëpunëtorë të kësaj të fundit

Një zjarr i madh shpërtheu të dielën në një ndërtesë pranë Stacionit Qendror të Glasgout në Skoci, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të saj dhe ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor në stacionin më të ngarkuar të vendit. Zjarri nisi në një dyqan cigaresh elektronike në Union Street të dielën pasdite. Flakët u përhapën me shpejtësi në ndërtesën viktoriane, e cila disa orë më vonë u shemb pjesërisht për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Autoritetet njoftuan se të gjitha shërbimet e trenave në Stacionin Qendror të Glasgout pritet të anulohen të paktën deri të hënën në mbrëmje, ndërsa vijojnë kontrollet për dëmet dhe sigurinë e infrastrukturës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme