Rajoni 23 Dhjetor 2024, 22:35 Nga VNA

Lista Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë, SHBA: Jemi thellësisht e shqetësuar!

Ndaje në Whatsapp
Lista Serbe jashtë zgjedhjeve në Kosovë, SHBA: Jemi

Shtetet e Bashkuara janë shprehur thellësisht të shqetësuara nga moscertifikimi i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Kështu ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Jemi të shqetësuar nga përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kryer nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe i hapin derën ndikimit politik subjektiv për procesin zgjedhor”, është thënë në reagim.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët kanë abstenuar.

SHBA-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive që nuk janë të kënaqura me vendimet e KQZ-së, që t’iu drejtohen mekanizmave adekuatë, sikurse Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“KQZ-ja ka rol të rëndësishëm në mbikëqyrje të zgjedhjeve, që të garantojë se ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Përgjegjësitë e saj duhet të jenë thellësisht të bazuara në procedura ligjore dhe jo në shqyrtime politike”, është thënë mes tjerash në reagimin e Ambasadës amerikane.

Lists Serbe – parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e ka quajtur vendimin e KQZ-së si të kundërligjshëm, dhe ka thënë se deklaratën kryesore do ta bëjë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, në paraditen e së martës.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

Moscertifikimi, “pjesë e fushatës parazgjedhore” Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare Demokraci+, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja, është pjesë e fushatës parazgjedhore që po bën Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Lista Serbe do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do të hyjë në garën zgjedhore.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që subjektet politike që janë të regjistruar me automatizëm konsiderohen të certifikuara. Çfarë do të ndodhë është se ka afat ligjor, ku brenda 48 orëve Lista Serbe mund të ankohet në PZAP dhe pastaj ky panel ka edhe një afat shtesë prej 48 orëve të tjera për të marrë vendim. Gjithë kjo zhurmë do të zgjasë më së shumti katër ditë dhe jam i sigurt që PZAP-ja do ta kthejë mbrapa ketë vendim të KQZ-së, dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serb”, ka thënë Krasniqi.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se KQZ-ja është bërë sërish “pjesë e retorikës politike, duke marrë vendim në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e tjera në fuqi”.

Sipas tij, një vendim i tillë është vetëm për konsum ditor politik.

“Në fakt, nuk prodhon ndonjë pasojë, për shkak se Lista Serbe tashmë do ta ankimojë ketë rast, dhe bazuar në precedentin e vitit 2019, por edhe të zgjedhjeve të tjera të organizuara në Kosovë, PZAP-ja, do ta rrëzojë ketë vendim dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë, madje është në atë rrethanë edhe pa pasur nevojë farë për votim”.

Cakolli ka sqaruar se vendimet e PZAP-së, apo në rastin tjetër të Gjykatës Supreme, janë drejtpërdrejt të zbatueshme dhe nuk nevojitet më fare votim për aprovim të aplikimit për certifikim ose jo.

KQZ: 27 subjekte politike të certifikuara për 9 shkurt Përgjatë takimit të së hënës, KQZ-ja e ka certifikuar grupin e dytë të partive politike – 16 sosh me 626 kandidatë për deputetë.

Më 18 dhjetor është certifikuar grupi i parë – 11 subjekte politike me 606 kandidatë për deputetë.

Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Numri i kandidatëve për deputetë ka shkuar në 1.232.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL

Video

Presidenti Donald Trump ndodhet në Malejzi për të marrë pjesë në samitin me udhëheqësit e grupit të kombeve aziatik. Pasi ka zbritur nga avioni, Trump u prit nga zyrtrë të lartë malejzjanë me disa të rinj që valëvisnin flamuj dhe kërcenin. Presidentit të SHBA-së i ka pëlqyer atmosfera dhe u është bashkuar të rinjve duke kërcyr për disa sekonda me ta.

? E zhdukur në Gjermani, gjendet në Milano makina 12 mln euro! Një makinë super-luksi, aq e rrallë sa janë prodhuar vetëm 3 të tilla në botë, u sekuestrua nga Karabinierët në Milano. Vlera? 12 milionë euro! ? Hetimet e kryera nga Karabinierët treguan se automjeti ishte marrë me qira afatgjatë përmes një kontrate leasing, por gjatë gjashtë muajve të fundit, marrësi i makinës kishte ndaluar pagesën e kësteve. Më pas, makina ishte shitur tek një kompani milaneze dhe i ishte besuar për ruajtje. Pas sekuestrimit, të vendosur në bashkëpunim me Autoritetin Gjyqësor të Milanos, po vazhdojnë verifikimet për të identifikuar përgjegjësitë penale lidhur me vjedhjen dhe shitjen e automjetit. Makina ishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme në Gjermani dhe u zbulua falë një sinjalizimi nga një qytetar i angazhuar nga një kompani në Nurnberg. Tani autoritetet po hetojnë për vjedhjen dhe shitjen e saj.

Granit Xhaka i dhuron fanellën Ramiz Lladrovcit i i pranishëm në 'Stamford Bridge' për të ndjekur nga afër fitoren e Sunderlandit ndaj Chelseat! Në një postim në Facebook, Lladrovci shkruan: “Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar. Krenar me edukatën tënde, faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit. Je i paarritshëm kampion”.

Denoncimi i studiuesit Auron Tare, në rrjetin e tij social Facebook, mbi hyrjen e mbuluar me plehra në Parkun Kombëtar të Butrintit. Statusi "Kjo është hyrja e Parkut Kombëtar të Butrintit më 8 Shtator 2025. Pamjet flasin vetë. Qyteza e Ksamilit hedh plehrat përditë në hyrje të Parkut ndërkohë administrata “Amerikane” e Parkut ngre supet. Nuk do ta publikoja këtë pamje të turpshme për një nga vëndet më të rëndësishme të Trashëgimisë sonë kulturore në se nuk do ti shikoja kazanët e plehrave edhe sot të pa lëvizur mbushur me mbeturina. E para është turp për autoritetet tona që lejojnë të tilla pamje në hyrje të Parkut të Butrintit. E dyta imagjinoni se çfarë cfarë shikojnë vizitorët që hynë në Park çdo ditë".

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme