Sociale 17 January 2025, 09:51 Nga VNA

Virozat u bënë më agresive më 2024, barra e sëmundjeve në popullatë u rrit

Ndaje në Whatsapp
Virozat u bënë më agresive më 2024, barra e sëmundjeve

Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmetueshme në popullatë po rritet nga viti në vit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2024, numri i personave që kishin pësuar infeksion të rrugëve respiratore ishte ndjeshëm më i lartë se në vitin e kaluar (shiko grafikun bashkëngjitur).

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga shtatori në dhjetor 2024, numri personave që kishin infeksione respiratore nga virozat ishte mesatarisht 12,500 në javë, nga më pak se 10 mijë në javë që ishin vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Mjekët e specializuar për sëmundjet respiratore shpjegojnë se, numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit. Shkaqet madhore për këtë situatë janë plakja e popullsisë dhe pandemia Covid-19. Një pjesë personash që e kanë kaluar me simptoma të rënda Covid-19, tani janë më shumë të ekspozuar ndaj virozave. Gjithashtu plakja e popullsisë i bën më të brishtë në përballimin e gripit.

Numri i personave me më shumë se një diagnozë po rritet shumë shpejt, pasi kjo lidhet edhe me plakjen e brezit të bumit të lindjeve në vitet 1960 dhe me stilin e jetesës, ndotjen etj. Shumica e personave mbi 60 vjeç vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që krijojnë një gjendje të rënduar të pacientët mbi 60 vjeç duke shtuar nevojën për trajtim me medikamente edhe te gripit.

Gjithashtu të dhëna të tjera nga ISHP tregojnë se në vitin 2023 numri i rasteve me kancer të gjirit u rrit. Në vitin 2023, u diagnostikuan 744 femra me kancer të gjirit në të gjithë vendin ose 61.4 për 100,000 femra. Kjo sëmundje po zhvillohet edhe te meshkujt pasi në 2023 u diagnostikuan gjithashtu edhe 15 kancere gjiri te meshkujt. Numri absolut i rasteve të diagnostikuara në 2023 u rrit me 4.8% në krahasim me 2022.

Sipas ISHP vlerësohet të jenë rreth 5,000 gra që jetojnë me kancer të gjirit në vendin tonë. Risku për t`u diagnostikuar nga kanceri i gjirit rritet me moshën deri në 70 vjeç. Risku maksimal është në moshën 50 deri në 70 vjeç. Pas kësaj moshe vërehet një rënie. Risku është shumë i ulët, por jo zero në moshën 20-30 vjeç.

Mosha mediane e rasteve të reja në momentin e diagnozës është në 57,6 vjeç në vitin 2023. Rritja e moshës mediane është një prirje e ndikuar nga rritja e moshës mesatare të popullatës apo “plakja” relative e popullatës dhe raportohet kudo në botë, thuhet ne raportin e ISHP-së./ Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme