Sociale 16 January 2025, 15:21 Nga VNA

Qeveria përfshin studentët në fushatë, ndryshon praktikat e punës në administratë

Ndaje në Whatsapp
Qeveria përfshin studentët në fushatë, ndryshon praktikat e

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratuan ndryshime në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për administratën publike. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njoftoi rikonceptim të praktikave të punës. Përfshirja e trajnimeve për aftësi të buta, komunikim, hartim dokumentesh, buxhetim, etikë, dhe përdorim programesh të ndryshme. Mbështetje financiare për transport, ushqim dhe materiale didaktike për praktikantët. Mundësi për kontratë 1-vjeçare në administratën publike për ata që dallohen gjatë praktikës. Fuqizimi i rinisë në vendimmarrje: Roli i të rinjve në drejtimin e Këshillave Vendorë Rinorë në 61 bashki të vendit, duke bashkëdrejtuar me kryetarët e bashkive. Rregullime për qendrat rinore: Qendrat rinore do të rikonceptohen si persona juridikë, duke rritur mundësinë për financim nga buxheti dhe donatorë të huaj. Standardizimi i shërbimeve për të rinjtë dhe promovimi i bashkëpunimit mes bashkive dhe organizatave rinore. "Këto masa synojnë të integrojnë të rinjtë në administratë dhe të nxisin angazhimin e tyre në vendimmarrje dhe zhvillim lokal"-nënvizoi Muzhaqi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme