Kronika 7 June 2024, 11:40 Nga VNA

Vdekja e të burgosurit në burgun e Reçit, reagon Ministria e Drejtësisë

Ndaje në Whatsapp

Në lidhje me vdekjen e të burgosurit në burgun e Reçit, Eduard Koka Ministria e Drejtësisë shprehet se Koka nuk është ndjerë mirë dhe ka marrë ndihmën mjekësore nga autoritetet. Njoftohet se ngjarja është nën hetim

“Sot, më datë 07.06.2024 në orën 07:45, i paraburgosuri në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Reç-Shkodër, Eduard Gjon Koka ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në orën 06:30 të mëngjesit, i ndjeri është ankuar tek punonjësi i rolit bazë se nuk ndjehej mirë dhe se kishte probleme me frymëmarrjen. Menjëherë janë lajmëruar infermierët e turnit dhe është dërguar në infermieri i vetëdijshëm.

Duke parë gjendjen jo të mirë shëndetësore është nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ka mbërritur rreth orës 07:15 dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit rreth orës 07:45.

Eduard Koka, i biri i Gjon dhe Mrike, lindur më 14.03.1979 në Reps, Mirditë dhe banues në Lezhë, ishte i martuar dhe i padënuar më parë. Ai ishte arrestuar më datë 02.04.2024 për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. I ndjeri ishte akomoduar në IEVP Reç me datë 02.06.2024, i transferuar nga IEVP Lezhë. Në kartelën e tij mjekësore nuk referohen probleme shëndetësore.

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme