Lifestyle 9 September 2024, 15:11 Nga VNA

Urdhri i Mjekut, kundër ligjit të qeverisë për dypunësimin: Nuk kthehemi në shtojcë të Ministrisë. Do ta çojmë në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Urdhri i Mjekut, kundër ligjit të qeverisë për

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë po diskuton ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut. Përmes një akti normativ, qeveria ka bërë ndryshime që rregullojnë dy punësimin e Mjekëve por edhe funksionimin e këtij Urdhri.

Gjatë dëgjesës në komision, kreu i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj foli në emër të Asamblesë së Urdhrit të Mjekut, ku shprehu mos dakordësinë ndaj këtij akti normativ, i bërë sipas tij, pa u pyetur dhe pa marrë sugjerimet e tyre.

"Tre herë që ka ndryshuar ligji për Urdhrin e Mjekut, ne ishim palë. Sot jo. Jemi organizëm profesional me detyra të përcaktuara nga Kuvendi dhe sipas direktivave në cila mbështeten edhe homologët tanë. Urdhri Publik nga nje ent jobuxhetor kthehet në një shtojcë të Ministrisë së Shëndetësisë. Për ne pavarësia është thelbësor ku bazohet veprimtaria jonë, si pjesë e vetë rregullimit dhe profesional. Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësor është Kushtetuta jonë. Kjo gjë nuk mund të korrigjohet nga Ministrja e Shëndetësisë. Kriteret, detyrimet janë të qarta dhe nuk përzihen me kontratat e punës. Gjykimi profesional nuk mund të bëhet nga komisione e strukturuar të dala nga qeveria. Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë mbështeti qëndrimin e mbajtur ndaj ndryshimeve të fundit qeveritare në mbrojtje dhe mos cënuar funksionin e tij. Ne kërkojmë që Kuvendi, Qeveria të rishikohet akti normativ dhe të bëjmë një ligj sipas legjislacionit europian, sipas modelet homologëve. Nëse kjo nuk arrihet, Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Mjekut do të çojë aktin në Gjykatë Kushtetuese".

Në fund të fjalës së tij, Kreu i Urdhrit të Mjekut tha se ka marrë mbështetjen e homologëve në botë, ku kryefjalë e funksionimit të këtij organizmi është pavarësia.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme