Sociale 15 June 2024, 08:36 Nga VNA

U zgjua nga koma/ Motra e avokatit Sokol Mëngjesi bën dedikim prekës: Sytë e tij…

Ndaje në Whatsapp
U zgjua nga koma/ Motra e avokatit Sokol Mëngjesi bën dedikim

Motra e avokatit Sokol Mëngjesi i cili u zgjua nga koma para pak ditësh, ka bërë një dedikim prekës. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se “sytë e tij u zgjuan nga një ëndërr e keqe”, teksa falënderon gjithkënd që iu është gjendur pranë në momentet e vështira.

Postimi i plotë:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjohur qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e dredhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

 

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme