Bota 8 December 2024, 09:04 Nga VNA

Trump takon Princin Uilliam në Paris: Po bëni një punë fantastike!

Ndaje në Whatsapp

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump tha se Princi i Uellsit, William po bën një punë fantastike teksa u takuan për herë të dytë në Paris të shtunën. Ata patën një takim të ngrohtë dhe miqësor 40-minutësh në rezidencën e ambasadorit britanik pasi më parë shtrënguan duart në një ceremoninë rihapjeje që shënonte restaurimin pesë-vjeçar të katedrales Notre-Dame.

Në shtëpinë e diplomatit, Trump dhe Princi William diskutuan një sërë çështjesh globale, por u fokusuan në rëndësinë e marrëdhënieve speciale MB-SHBA, sipas Kensington Palace. Pallati shtoi se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, ndau gjithashtu disa kujtime me Princin William të gjyshes së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II. Ishte hera e parë që të dy takoheshin që nga rizgjedhja e presidentit amerikan muajin e kaluar. Hera e fundit që ata u takuan ishte gjatë vizitës së tij zyrtare në MB në vitin 2019. Në shërbimin e Notre Dame të së shtunës mbrëma ku morën pjesë krerët e shteteve, Trump u ul pranë presidentit francez Emmanuel Macron.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme