Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër yllin e basketbollit LeBron James, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj himnit kombëtar amerikan gjatë një ndeshjeje të NBA-së.
Sipas raportimit të BBC-së, James, i cili në artikull paraqitet si lojtar i Philadelphia 76ers, është filmuar duke imituar lëvizje golfi dhe gjuajtje basketbolli ndërsa interpretohej himni amerikan, përpara ndeshjes kundër New York Knicks në Madison Square Garden.
Trump reagoi përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar sjelljen e basketbollistit si mungesë respekti ndaj vendit dhe duke kërkuar që ai t’u kërkojë falje ushtarakëve dhe të gjithë atyre që kanë humbur jetën duke shërbyer për Shtetet e Bashkuara.
“LeBron James duhet t’u kërkojë falje të gjithë heronjve amerikanë që dhanë jetën për flamurin tonë”, deklaroi presidenti amerikan.
Deri në momentin e raportimit, James nuk kishte reaguar publikisht ndaj deklaratave të Trump. Përplasja mes tyre nuk është e re. Prej vitit 2016, basketbollisti ka mbështetur kundërshtarët politikë të Trump dhe ka kritikuar disa herë deklaratat dhe politikat e tij. Nga ana tjetër, presidenti amerikan ka shprehur vazhdimisht kritika ndaj James.






















