Bota 8 April 2025, 21:00 Nga VNA

Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e rëndësishme

Ndaje në Whatsapp
Trump: Rripi i Gazës është një copë pronë e

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëdësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja.

Trump ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. "Ajo është një copë pasurie e paluajtshme tepër e rëndësishme," tha ai gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Trumpit do të ishte një "gjë e mirë" që atje të kishte një "forcë paqeje, si Shtetet e Bashkuara, të cilat të kontrollojnë dhe posedojnë Rripin e Gazës".

Trumpi përsëriti në këtë mënyrë një deklaratë të ngjashme, me të cilën kishte shokuar në fillim të shkurtit opinionin ndërkombëtar gjatë një konferencë shtypi krah për krah me Netanyahun.

Trumpi deklaroi tani se ai prej vitesh "dëgjon vetëm për vrasje, për Hamasin dhe për probleme" në zonë. Izraeli e "posedonte" dikur "këtë pronë buzë detit" dhe më pas hoqi dorë nga ajo në emër të paqes - por sipas mendimit të tij kjo gjë ka dështuar, tha Trumpi.

"Unë nuk e kuptoj pse Izraeli hoqi dorë asokohe prej kësaj zone? Ajo i përket Izraelit," tha Trumpi. "Izraeli vërtet nuk duhet të kishte hequr kurrë dorë prej Rripit të Gazës." - tha Trumpi.

Netanjahu: Vizion i guximshëm

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjatë takimit me presidentin Trump kishte folur për planin e tij për t'i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës, ndërsa zona të rindërtohet. Netanyahu e quajti këtë ide të Trumpit një vizion "të guximshëm".

Konferenca e planifikuar për shtyp mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë u anulua në mënyrë të papritur. Një punonjës i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë njoftim pa dhënë asnjë arsye./ DW

Video

Shoqërohen 6 protestues pranë gjimnazit “Qemal Stafa” Sipas protestuesve, policia ka shoqëruar 6 persona, të cilët ishin mbledhur pranë gjimnazit “Qemal Stafa” dhe u bënin thirrje nxënësve të braktisnin mësimin dhe t’i bashkoheshin protestës. Sipas të njëjtit informacion, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 3.

Regjisorja rome Alina Șerban mbërriti në Festivalin e Filmit të Venecias e shoqëruar nga muzika dhe vallet e komunitetit të saj, duke e kthyer paraqitjen në tapetin e kuq në një festë të identitetit dhe rrugëtimit personal. Filmi i saj i parë me metrazh të gjatë, “Eu contez” (“Unë kam rëndësi”), fitoi çmimin e publikut Armani Beauty në seksionin “Venice Spotlight”. Historia frymëzohet nga jeta e vetë regjisores: nga adoleshenca në sistemin e kujdesit social deri te pranimi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër. Për realizimin e filmit, Șerban përfshiu të rinj që jetojnë ose kanë jetuar në shtëpi kujdesi, me të cilët ka punuar për dhjetë vjet. Ata i pati pranë edhe në prezantimin zyrtar të veprës në Venecia.

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme