Bota 8 April 2025, 18:06 Nga VNA

Autori që ekzekutoi boksierin shqiptar Besar Nimani dënohet me burgim të përjetshëm

Ndaje në Whatsapp
Autori që ekzekutoi boksierin shqiptar Besar Nimani dënohet me burgim

Hüseyin A., 34-vjeçari gjerman që vrau boksierin shqiptar Besar Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm, më 9 mars 2024, në qytetin e vjetër të Bielefeldit, raportojnë mediat gjermane.

Sipas gjykatës gjermane, të dy autorët kanë hartuar një plan së bashku dhe kanë qëlluar Nimanin me qëllimin për ta vrarë.

Ndërkohë, autori i dytë i ngjarjes mbetet në arrati.

Kujtojmë se ndaj Nimanit kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 ndeshje, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme